Vrasja e dyfishtë në Manzë, eksperti ngre alarmin: Ka ardhur armatimi pa leje tamam si në ’97-ën

Vrasja e dyfishtë në Manzë, eksperti ngre alarmin: Ka ardhur armatimi pa leje tamam si në ’97-ën

“Ekspresi është i fikur, nuk ka kafe”, mjafton një fjali e tillë për tu kthyer në skenë krimi dhe për t’u vrarë dy të rinj në Manzë. Një tragjedi e vërtetë qe ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur se bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç. Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjeve.  Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur alarmin, duke thënë që duhet nisur kontrollet në disa prej këtyre lokaleve sa i përket armatimit të personave.  “Në 1:30 të natës çohet njëri godet atë që s’i bëri kafen, pastaj çohet ai tjetri qëllon...