Putini drejton stërvitjen bërthamore, Rusia teston raketën balistike ndërkontinentale

Putini drejton stërvitjen bërthamore, Rusia teston raketën balistike ndërkontinentale

Rusia tregon forcën duke kryer një stërvitje të madhe që përfshinte armë bërthamore, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan një vonesë në planet për një samit të dytë midis presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump. Kremlini publikoi një video që tregonte Gjeneralin Valery Gerasimov, kreun e Shtabit të Përgjithshëm, duke i raportuar Putinit mbi stërvitjet. Ato përfshinin lëshime praktike të raketave balistike ndërkontinentale, të cilat janë të afta të godasin Shtetet e Bashkuara.  Kremlini njoftoi të mërkurën se një raketë balistike ndërkontinentale Yars u lançua nga vendi i lëshimit Plesetsk në Rusinë veriperëndimore si pjesë e manovrave.  Përveç kësaj, një tjetër raketë balistike ndërkontinentale u testua nga një nëndetëse në Detin Barents. Në ushtrime morën pjesë edhe bombardues strategjikë Tu-95, që qëllonin raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi. Kremlini tha se stërvitja ishte hartuar për të testuar aftësitë e strukturave të komandës ushtarake....