Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bellingham nderon Real Madridin ndaj Juventus. Fitore bindëse për Bayern, Chelsea dhe Liverpool (video)
Real Madrid ka marrë fitoren e tretë rresht në Champions League, pasi mundi në “Santiago Bernabeu” 1-0 Juventusin. Duhej të kalonin 57 minuta që të zhbllokohej reuzltati. Pasi mori një pasim nga Arda Guler, Vincius Junior është i papërmbajtshëm në krahun e majtë, ku “tallet” keq me mbrojtjen e Juventusit, por braziliani ishte i pafat, pasi goditja e tij u ndal nga shtylla. Jude Bellingham gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, anglezi shtyn topin në rrjetë. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich fitoi 4-0 ndaj Club Brugge, me golat e Karl Lennart 5′, Harry Kane 14′ dhe Luis Diaz 34′ dhe Nicolas Jackson 78′. Fitore bindëse edhe për dy ekipet angleze, Chelsea dhe Liverpool. Chelsea fitoi në “Stamford Bridge”, 5-1 ndaj Ajax-it me golat...