Raketat/ SHBA i jep leje Ukrainës, heq kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundër Rusisë

Raketat/ SHBA i jep leje Ukrainës, heq kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë hequr kufizimet për përdorimin e disa prej armëve me rreze të gjatë veprimi që Ukraina ka marrë nga aleatët perëndimorë. Ky hap ka të bëjë me raketën britanike “Storm Shadow”, e cila është përdorur për të sulmuar një uzinë kimike në qytetin rus të Bryansk, një goditje që ka shkaktuar trazira në linjat e furnizimit të Rusisë. Përpara këtij vendimi, SHBA kishte refuzuar përdorimin e armëve të tilla nga Ukraina, por tensionet e ditëve të fundit mes SHBA-së dhe Rusisë janë të larta. Trump ka anuluar takimin me Putiin në Budapest dhe po ashtu sekretari Rubio me ministrin e jashtëm Lavrov. Në të njëjtën kohë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi se një paketë e re sanksionesh do të...