Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gazetari i RAI-t, Sigfrido Ranucci: Më kërcënuan nga Sinaloa të lidhur me shqiptarë
Për herë të parë, pas atentatit, për një media shqiptare ka folur gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ai foli për Now në Euronews Albania. Ranucci ka folur fillimisht për ngjarjen e asaj dite dhe ka dhënë një version të mesazhit që, sipas tij, autorët kanë dashur t’i japin. “Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante një kile lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspert; ishte vënë në makinën time, ku shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë. Kjo është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose...