Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Partitë shqiptare janë me ‘prostatë’”, habit gazetari: Duan gjithçka menjëherë, pa durim e pa vizion
Gazetari Armir Shkurti ka komentuar me tone ironike dhe kritike gjendjen e politikës shqiptare gjatë emisionit Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, duke vënë në dukje mungesën e vizionit afatgjatë dhe etjen për përfitime të menjëhershme. “Këtu vijnë njerëzit e thonë: kam hyrë për Shqipërinë. Jo mor vëlla, unë kam hyrë për veten time. Kur bëhen pesë veta që mendojnë njësoj, atëherë lind një bashkim. Pavarësisht vërejtjeve që kam, Berisha ka bërë lojën e duhur për veten dhe forcën e tij që të mos asgjësohet. Kjo është më morale, të mbash formacionin tënd, qoftë edhe personal,” tha Shkurti. Ai shtoi se edhe mbështetësit e ish-kryeministrit kanë interesat e tyre, ashtu si çdo grup politik. Por gazetari theksoi se skena politike ka nevojë për ndryshim dhe për një alternativë reale...