Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përmbyset anija me emigrantë në Detin Mesdhe, 40 viktima
FOTO ILUSTRUESE TUNIZI- Një anije që transportonte afërsisht 70 migrantë nga Afrika Subsahariane u mbyt në afërsi të Salakta. Të paktën 40 migrantë afrikanë, përfshirë foshnje, u mbytën, ndërsa përpiqeshin të arrinin ilegalisht në Evropë nga bregu lindor i Tunizisë. Anija, e cila u mbyt në brigjet e qytetit tunizian Mahdia, mbante rreth 70 persona, ndërsa raportohet se 30 prej tyre janë shpëtuar. Mahdia është porti i dytë më i madh i Tunizisë nga ku nisen anijet që transportojnë njerëz nga Tunizia dhe vende të tjera të Afrikës, si dhe Azia, të cilët kërkojnë të arrijnë në Evropë. Tunizia përballet me presion në rritje nga BE-ja për të forcuar monitorimin bregdetar dhe për të parandaluar nisjen e anijeve me migrantë. Në shtator 2023, Komisioni Evropian premtoi...