Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi
37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e subvencioneve bujqësore të Bashkimit Evropian me vlerë miliona euro nga agjencia për menaxhimin e fondeve evropiane ,OPEKEPE . Operacionet e policisë u zhvilluan në Athinë, Selanik, Janinë dhe Kretë, pas hetimeve të agjencisë evropiane kundër mashtrimit OLAF dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian. Sipas hetuesve, të dyshuarit mashtronin duke deklaruar tokë bujqësore të rreme, madje edhe në zona arkeologjike, aeroporte ushtarake apo në malin Olimp, për të përfituar fonde që u takonin fermerëve të vërtetë. Gjatë hetimit paraprak, 324 individë u identifikuan si përfitues të subvencioneve, duke shkaktuar një humbje të vlerësuar prej mbi 19.6 milionë eurosh për buxhetin e Bashkimit Evropian. Dosja e çështjes...