Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Krim në familje/ Burri vret 29-vjeçaren shqiptare në Kanada, nënë e katër fëmijëve. Autori ekzekutohet nga policia (Emri)
Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brampton, Kanada, kur burri i Savannah Kullës, nënë e 4 fëmijëve, e ka qëlluar atë në një parking, duke e lënë të vdekur në vend. Autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar. Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur arsyet që çuan në këtë tragjedi. Top Channel