Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Festivali i bandave frymore/ Organizohet në Korçë me 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe Greqia
Në Korçë do të organizohet për herë të parë Festivali Ndërkombëtar i Bandave Frymore. Në një konferencë për shtyp organizatorët zbuluan detajet e këtij eventi që pritet të sjellë për tre ditë me radhë në qytetin juglindor tingujt e muzikës frymore nga artistë vendas e të huaj. Në këtë edicion të parë do bëhen bashkë mbi 150 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe Greqia, ndërsa programi përfshin koncerte, ekspozita, marshime në rrugët e qytetit dhe masterclass-e me mjeshtër të instrumenteve frymore. Për nënkryetaren Benila Themeli kjo nismë vjen si një mundësi e re për promovimin e turizmit dhe për pasurimin e kalendarit kulturor, duke u lidhur ngushtë me traditën e bandës Vatra por edhe figurën e mjeshtrit virtuoz korçar Lulush Për drejtorin artistik Ilir...