Kryeministri britanik me ‘dorë të hekurt’: Do mbyllim rrugët e Ballkanit Perëndimor që sjellin emigrantë të paligjshëm

Kryeministri britanik me ‘dorë të hekurt’: Do mbyllim rrugët e Ballkanit Perëndimor që sjellin emigrantë të paligjshëm

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer është zotuar të ‘mbyllë rrugët’ përmes Ballkanit Perëndimor që po e përmbysin Britaninë me emigrantë. Kryeministri do të presë sot udhëheqës nga rajoni në përpjekje për të shkatërruar bandat e kontrabandës që qëndrojnë pas rritjes së kalimeve të Kanalit. Ai i tha gazetës ‘The Sun’ se trafikantët kishin ndërtuar një perandori kriminale që shtrihej në të gjithë Evropën, të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet t’a mbyllë. Ministrat shpresonin të zbulonin një marrëveshje për qendrat e kthimit në samit. Por një burim qeveritar tha se ministrat së pari duhej të ulnin kriminalitetin dhe të stabilizonin sigurinë kufitare në rajon. “Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke i çuar emigrantët e paligjshëm direkt në Mbretërinë e Bashkuar....