Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e dyfishtë në Manëz, gjendet makina e 21 vjeçarit të arratisur/ “Me gjurmë plumbi”, ja ku e kishte fshehur..
Pasditen e sotme, 22 tetor, në Manëz të Durrësit është gjetur automjeti i 21 vjeçarit të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, automjeti u gjet i fshehur pranë banesës së tij. Pas kontrollit, në makinë është konstatuar një gjurmë plumbi. Dinamika e ngjarjes tragjike Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të 22 tetorit 2025, pranë një karburanti në Manëz pas një konflikti mes disa të rinjve që ka agravuar në përdorimin e armëve. Viktimat u identifikuan si, Aranit Kurti, 23-vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç. “Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç,...