Procesi i Berlinit/ Kurti: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me kërcënime pa u ndëshkuar

Procesi i Berlinit/ Kurti: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me kërcënime pa u ndëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se përparimet e bëra në shtetin e tij mbesin nën “hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm” nga Serbia, duke kërkuar që Beogradi të mos lejohet që të veprojë “me pandëshkueshmëri”.Në fjalën e tij në samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër, Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit 2023, nuk duhet të injorohet.Ai kujtoi se për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – por, ai nuk po përballet me drejtësi.“Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione...