Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mos u gënjeni nga orët me diell, ja çfarë pritet të ndodh me motin nesër
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 7 gradë celcius. Era...