Bislimi bisedon me Sorensenin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Bislimi bisedon me Sorensenin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, është takuar në Prishtinë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, me të cilin kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por pakti nuk është zbatuar ende. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët. “Së bashku diskutuan rreth rrugës përpara drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës. Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve...