Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lejuan kultivimin e rrënjëve kanabis/ Pezullohen nga detyra 4 efektivë në Kavajë, mes tyre edhe shefi
FOTO ILUSTRUESE KAVAJË-Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra në Kavajë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore raportoi se masa u mor pas një hetimi disa mujor, ku efektivët rezultuan se nuk kanë kryer kontrolle për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, dhe në zonën e tyre të mbulimit u gjetën të kultivuara 550 bimë narkotike. Punonjësit e pezulluar mbanin pozicione të ndryshme, nga komisar te shef seksioni. Të pezulluarit janë komisari Afrim Meçe, njëkohësisht shef i seksionit të krimeve, nënkomisari Edlir Kazazi, inspektori Rosario Çollaku dhe nënkomisarit Saimir Kazazi. Njoftimi: Kavajë - AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...