Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Çmimi Saharov u jepet gazetarëve në Bjellorusi dhe Gjeorgji
Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian i këtij viti iu dha gazetares gjeorgjiane Msia Amaghlobeli dhe gazetarit polako-bjellorus Andrzej Poczobut. Të dy janë në burg. Çmimi ka një vlerë prej 50.000 eurosh. "Të dy janë gazetarë që janë burgosur me akuza të sajuara", deklaroi Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola në Parlamentin e Strasburgut.Parlamenti Evropian qëndron pranë tyre dhe kërkon lirimin e tyre. Amaghlobeli: Rezistencë kundër qeverisë Gazetarja Amaghlobeli është bërë simbol i rezistencës kundër qeverisë në Gjeorgji, të kritikuar për qëndrimin prorus. 50-vjeçarja drejton mediat e pavarura Batumelebi dhe Netgaseti, përmes të cilave ajo nxit hetime mbi përdorimin e fondeve publike dhe abuzimin të pushtetit. Sipas të dhënave të Parlamentit Evropian nga viti 2025, ajo u arrestua për pjesëmarrje në një demonstratë kritike ndaj qeverisë dhe u...