Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Maliq/ Shkrumbohet banesa në fshatin Sovjan, dëme të shumta materiale
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, në Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në banesat përreth. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në shpërthimin e zjarrit.