“Shpenzimet tuaja janë rritur me 40%”, Tabaku: Pa vizion, shteti po mbyt konkurrencën në tregun e sigurimeve

“Shpenzimet tuaja janë rritur me 40%”, Tabaku: Pa vizion, shteti po mbyt konkurrencën në tregun e sigurimeve

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ngriti sot një sërë shqetësimesh gjatë seancës dëgjimore me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF), duke akuzuar institucionin për mungesë transparence, strategjie dhe performancë reale në tregun financiar.“Kam vite që dëgjoj raporte të AMF, por drejtuesja e Autoritetit nuk ka asnjë informacion për problemet e institucionit që drejton. Pas tre vitesh që na thuhet se po punohet për projektligjin e ri që është dhe kriter i BE-së sot sërish nuk kemi asgjë konkrete. Çfarë bën AMF përveçse mbikëqyr kuadrin e vet?”, u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se tregu i sigurimeve vazhdon të mbetet i mbyllur dhe pa konkurrencë reale.“Shqetësimet janë të njëjta çdo vit. A janë ulur barrierat për operatorët e rinj? A ka strategji për zhvillimin e tregut? Çfarë...