“Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes”/ Spiropali mbërrin në Izrael, nderon viktimat e masakrës së 7 Tetorit 2023

“Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes”/ Spiropali mbërrin në Izrael, nderon viktimat e masakrës së 7 Tetorit 2023

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur ditën e sotme në Izrael në përgjigje të ftesës që mori një javë më parë nga homologu izraelit, Gideon Sa’ar.  Spiropali do të pritet në një takim bilateral nga homolgu Sa’ar, si dhe nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana. Ndalesën e saj të parë në Izrael, Spiropali e pati në vendodhjen e Festivalit Nova, në përkujtim të viktimave të masakrës së 7 tetorit të vitit 2023, që u mori jetën mbi 1200 civilëve në Izrael. Spiropali theksoi se “kthimi i të gjitha pengjeve në shtëpi do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”.  “Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump si e vetmja mënyrë për stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën në siguri e dinjitet për të dy popujt”, deklaroi Spiropali nga Izraeli.  Diskutimet...