Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Trump paralajmëron Hamasin: Nëse nuk respekton paqen, fundi do të jetë i hidhur
Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 15:44 Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Hamasin se nëse nuk respekton marrëveshjen e paqes, do të përballet me pasoja të ashpra. Në një postim në platformën “Truth”, Trump tha se aleatë të SHBA-së në Lindjen e Mesme janë të gatshëm të ndërhyjnë në Gaza, por ai i ka ndaluar për momentin, përfshirë edhe Izraelin. “Nëse nuk e bëjnë, fundi i Hamasit do të jetë i shpejtë, i tërbuar dhe brutal,” shkroi Trump. Ai theksoi se ekziston ende shpresë që Hamasi të veprojë drejt dhe të respektojë paqen, duke shtuar se ka ndaluar ndërhyrjen e aleatëve për shkak të kësaj mundësie. Trump përshkroi një atmosferë pozitive në rajon, duke e cilësuar si një moment historik: “Dashuria dhe fryma për...