Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Karta e Taksapaguesit: Më shumë qartësi për pagesat vendore në Tiranë
Qytetarët dhe bizneset në Tiranë do të kenë një mjet të ri për të kuptuar më mirë afatet dhe mënyrat e pagesës së taksave dhe tarifave vendore. Bashkia e Tiranës ka prezantuar Kartën e Taksapaguesit, një dokument informues që synon të lehtësojë komunikimin mes administratës dhe taksapaguesve. Karta është një dokument ligjor me funksion informues, që përmban,të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve, udhëzime për mënyrën e përllogaritjes dhe pagesës së taksave vendore si dhe afatet dhe procedurat për subjektet e interest. “Ajo përmban të gjithë informacionin mbi të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve, si dhe mënyrën se si paguajnë apo përllogariten taksat dhe tarifat vendore për qytetarët dhe bizneset e Tiranës,” tha Ermal Menaj, përfaqësuese e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës.