Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
AfD spiunon për Rusinë? Akuza e fortë e ministrit gjerman: Në 12 muaj…
Nëse akuza është e rëndë, dyshimi nuk është i lehtë. Partia e ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD) mund të jetë duke kryer veprimtari spiunazhi në Gjermani për llogari të Rusisë. Këtë e ka deklaruar ministri i Brendshëm i landit të Turingjisë, Georg Maier, në një intervistë për gazetën ekonomike Handelsblatt këtë të mërkurë, 22 tetor. “Prej disa kohësh po vëzhgojmë me shqetësim në rritje se AfD po abuzon me të drejtën e interpelancës parlamentare për të hetuar sistematikisht mbi infrastrukturat tona kritike”, tha Maier. Sipas tij, gjatë 12 muajve të fundit, partia e ekstremit të djathtë ka paraqitur 47 interpelanca, me një intensitet gjithnjë e më të madh dhe duke kërkuar gjithnjë e më shumë detaje. “Edhe në nivel federal ekzistojnë shumë interpelanca të...