Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
(VIDEO) Takimi i Ramës me mbretin Charles, kryeministri ndan pamjet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pritja zyrtare e organizuar në Pallatin St. James, ku u prit nga Mbreti Charles III dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, së bashku me liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. “Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”, shkruan Rama në “Facebook”. Në pamjet e publikuara, shihet një moment i përzemërt mes Ramës dhe Mbretit Charles, me të cilin shkëmben disa fjalë gjatë takimit. Rama ndodhet në Londër në kuadër të Samitit të Berlinit i cili këtë vit pritet të fokusohet në çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.