Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rihapet muzeu i Luvrit! 3 ditë pas një prej grabitjeve më të mëdha të shekullit
Muzeu i famshëm i Louvre-it në Paris u rihap të mërkurën, vetëm tre ditë pas një prej vjedhjeve më tronditëse në historinë e muzeve evropiane, ku tetë objekte të çmuara nga Thesari Mbretëror Francez u grabitën nga Salla e Apolonit, disa hapa larg Mona Lizës. Ngjarja ndodhi të dielën në orët e para të mëngjesit dhe zgjati më pak se katër minuta. Sipas autoriteteve, autorët përdorën një ashensor transportues, të cilin e vendosën në mënyrë të papenguar pranë fasadës që shikon nga lumi Senë. Më pas, ata hapën një dritare, thyen dy vitrina xhami, dhe u larguan me motorë nëpër rrugët qendrore të Parisit, pasi alarmet u aktivizuan dhe stafi u drejtua drejt vendit të ngjarjes. Nga objektet e vjedhura përfshiheshin një diademë me safir,...