Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tradita nuk blihet me para! Skënderbeu barazoi me Aston Villa-n, vetëm me 2 lojtarë të huaj në fushë
Paraja blen gjithçka, përveç traditës! Tradita kërkon kohë, nuhatje, klas dhe stof. Këto cilësi nuk gjenden dhe zgjidhen menjëherë, pavarësisht shumës që zotëron dikush. Skënderbeu vazhon me leksione në Europë, pavarësisht dënimit me ekipin e parë. U-19 e Skënderbeut ka marrë një tjetër rezultat të shkëlqyer në Europë teksa dje ka barazuar 1-1 me Aston Villën. Një rezultat fantastik i korçarëve që i bën ballë anglezëve, ndërsa më parë Skënderbeu kishte fituar 0-10 me Inter Escaldes. Por ajo që e bën akoma më të bukur këtë arritje ishte fakti se në fushë gjendeshin vetëm dy lojtarë të huaj nga Skënderbeu, ndërsa gjithë pjesa tjetër ishin lojtarë shqiptarë. Të punosh jo vetëm për Korçën, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë, ky është Skënderbeu. /Sport Ekspres/