Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ish-deputetja e PD-së u emërua drejtoreshë e Spitalit në Elbasan, Berisha: Shkelmoi besimin e qytetarëve
zheni gjergji-sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar emërimin e ish-deputetes së PD-së, Zheni Gjergji, në krye të Spitalit Rajonal të Elbasanit. Një lëvizje që habiti jo pak shqiptarët, të cilën Berisha e cilëson si tradhti ndaj qytetarëve demokratë. Sipas Berishës, ish-deputetja ka kaluar në partinë e krimit, duke shkelmuar besimin e atyre që i dhanë votën. Berisha thekson se çdo individ që shkelmon mbi këtë besim, është automatikisht i përjashtuar nga kjo forcë politike. “Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar e mbështetur. Një gjë mund të them se për Berishën të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike sepse 99.9% të atyre që i...