Prostitucion në mes të Tiranës, arrestohet 24-vjeçarja braziliane dhe tutori

Prostitucion në mes të Tiranës, arrestohet 24-vjeçarja braziliane dhe tutori

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy shtetas brazilianë për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. Në operacionin e koduar “Daily rent” u arrestua 25-vjeçar brazilian Almir Mudesto, i cili shfrytëzonte 24-vjeçaren braziliane, Gabriela Crivellari për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë: A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.  Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar...