Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Sot Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama, Kurti e liderët e Ballkanit Perëndimor priten edhe nga mbreti Charles
Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga Mbreti Charles III në Londër, bashkë me udhëheqësit e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Në foton e publikuar, shihet momenti kur kreu i qeverisë i jep dorën Mbretit, ndërsa prezent në sallë është dhe kryeministri i Britanisë së Madhe. Përpos fotos, kryeministri ka publikuar një video gjatë takimit me Mbretin, ku ndër të tjera shkruan “Në pritjen e Mbretit Charles III dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Pallatin St. James”. Mbreti Charles III ka mirëpritur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Londër, për bisedime mbi emigracionin, sigurinë dhe rritjen ekonomike. Londra do të presë zyrtarisht liderët rajonalë në takimin e radhës të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në kryeqytetin britanik....