Ish-deputetja iu bë drejtoreshë spitali, Berisha: Kush shkon tek Rama, përjashtohet nga partia!

Ish-deputetja iu bë drejtoreshë spitali, Berisha: Kush shkon tek Rama, përjashtohet nga partia!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi përjashtimin nga radhët e partisë të atyre që marrin poste drejtuese në administratën socialiste, shkruan A2 CNN. “Nuk është kjo një raport i këtyre individëve me Sali Berishën. Kemi të bëjmë një raport me ata që i kanë votuar, me ata që i kanë mbështetur. Një gjë mund të them, për Sali Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe atë mbështetje, janë automatikisht jashtë kësaj force politike”, tha Berisha, pasi u pyet për emërimin e ish-deputetes Zheni Gjergji si drejtuese e Spitalit të Elbasanit. “Sepse 99,9 për qind në mos më shumë, të atyre që i kanë mbështetur këta individë janë të papunë, janë në kushte të vështira, por nuk jepen. U kanë shërbyer këtyre...