Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, raportohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, raportohet për një të plagosur

Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan jashtë ndërtesës së parlamentit serb në Beograd, ku si pasojë mbeti i plagosur një person, sipas Reuters. Sakaq pas të shtënave jashtë ndërtesës së parlamentit një tendë mori zjarr, por u shua pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve. Autoritetet arrestuan një person në vendngjarje, tha një raport në portalin NOVA. Top Channel