“Do kandidoj për kreun e PD në 2026”, Berisha: Zheni Gjergji shkelmoi besimin e demokratëve

“Do kandidoj për kreun e PD në 2026”, Berisha: Zheni Gjergji shkelmoi besimin e demokratëve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha konfirmoi sot se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj. Duke iu përgjigjur një deklarate të Besart Xhaferrit, sipas të cilit kreu i PD-së, duhet të ikë vitin e ardhshëm nëse nuk fakton farsën zgjedhore të 2025, Berisha tha se farsa tashmë është faktuar nga raporti i ODIHR-it. “Çdo deputet i PD do të jetë i lirë të shprehë çdo mendim që ka. Natyrisht interpretimi i nenit të statutit duhet të jetë i saktë, statuti bën fjalë për zgjedhje dhe jo për farsë. Që ta mbyllim këtë punë, do të jetë anëtarësia e PD që do ti bëjë interpretimin përfundimtar. Do jetë një garë për kryetarin e PD. Sigurisht që unë do jem. Gara...