Bilanci tragjik i zjarrit në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, fatura shkon në 31 mln lekë

Bilanci tragjik i zjarrit në Gramsh/ Përfundon vlerësimi i dëmeve, fatura shkon në 31 mln lekë

Në Gramsh ka përfunduar vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i 11 Gushtit, i cili për disa ditë me radhë shkrumboi disa fshatra. Një faturë prej rreth 31 milionë lekë të reja i është dërguar Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të nisur më pas me ndërhyrjet. Sipas grupeve të punës të cilët u angazhuan për ditë të tëra në evidentimin e çdo dëmi, janë 68 shtëpi të djegura, prej tyre 10  plotësisht dhe 42 pjesërisht për të cilat zyra e urbanistikës në Bashkinë e Gramshit po harton projektet e rindërtimit apo rikonstruksionit. Në bilancin e dëmeve veç banesave janë përllogaritur edhe dëmet në bagëti, të mbjella, stallat dhe pyjet. Për shkak të zjarrit në fshatrat e Njësisë Skëndërbegas, por edhe të njësive të...