Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Edi Rama ndryshoi termat e tenderit e aeroportit të Vlorës 4 ditë para mbylljes, për këtë është paditur në SPAK nga një kompani e huaj
Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në tenderin e aeroportit të Vlorës, vetëm katër ditë para mbylljes së tij, duke ndryshuar termat për të përjashtuar një kompani të huaj serioze dhe për t’ia dhënë projektin klientëve të preferuar të qeverisë. Në fjalën e tij për mediat, lideri i opozitës zbuloi se kjo kompani e huaj, e përjashtuar sipas tij mbi baza korruptive, ka paraqitur prej dy vitesh një padi në SPAK kundër procedurës së ndjekur nga qeveria shqiptare. Berisha akuzoi drejtpërdrejt Ramën dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për manipulimin e tenderit, duke e krahasuar këtë aferë me atë të inceneratorëve dhe duke shprehur bindjen se përgjegjësit do të japin llogari. Deklarata e plotë për media: Aq sa pat...