Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Të shtëna në zemër të Beogradit, një i plagosur afër Parlamentit, kapet autori (FOTO-VIDEO)
serbi SERBI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Beograd, ku një person u plagos me armë zjarri përpara ndërtesës së Parlamentit serb. Mësohet se autori një 30-vjeçar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i plagosuri Milan B., 57 vjeç është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. serbi Ndërkohë, pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të mbajë një fjalim urgjent për publikun në orën 13:00, lidhur me këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin. capturepng yrjpng