‘Aeroporti i Vlorës, korrupsion’, Berisha: Valoni e Pacolli ‘presta nome’, pronarë e vërtetë janë Rama dhe Balluku

‘Aeroporti i Vlorës, korrupsion’, Berisha: Valoni e Pacolli ‘presta nome’, pronarë e vërtetë janë Rama dhe Balluku

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në konferencën për shtyp me mediat se pronarët e vërtetë të aeroportit të Vlorës janë kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku, pasi biznesmenët, përfshi edhe Behgjet Pacollin, janë thjesht “presta nome”. Ai kërkoi hetim të gjithanshëm për këtë megaaferë. “Duhet një hetim i gjithanshëm për aeroportin e Vlorës. S’mund të jepet kurrë garanci për aeroportin e Vlorës. Aeroporti është një aferë megakorruptive. Unë e kam denoncuar, pavarësisht se ishte Pacolli aty”, tha ai. Më tej Berisha shpjegoi se kompania koncesionare do zhvaste taksat e shqiptarëve me ndihmën e qeverisë, sepse edhe sikur të mos bëheshin fluturime, ata do arkëtonin 140 mln euro nga taksat e shqiptarëve. “Është e tmerrshme të gjobisësh shqiptarët, parashikimi 700...