Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PS dhe PD arrijnë dakordësi për Reformë Zgjedhore, lirojnë nga një vend për Doshin dhe Shehaj! Kush ngelet jashtë
tom doshi-agron shehaj TIRANË- Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur dakordësi për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mësohet se palët kanë rënë dakord që Komisioni të përbëhet nga grupet parlamentare. Konkretisht Komisioni për Reformën Zgjedhore do të ketë 8 anëtarë nga maxhoranca, si edhe 8 anëtarë nga opozita. Palët kanë rënë dakord, pasi Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi për një vend për PSD-në. Kështu nga 8 vendet që i takojnë PS-së në komision, do mbajë vetëm 7 karrige dhe 1 vend t’ia rezervojë PSD-së së Tom Doshit. nga ana tjetër, edhe PD ka bërë sakrificë duke i ndarë vendet e saj: 5 Partia Demokratike, 1 Partia Republikane, 1 Partia e Lirisë dhe 1 vend për Agron Shehaj. Sipas kësaj formule, Komisioni që pritet...