Berisha: Aeroporti i Vlorës falimentoi përpara se të hapet. Kjo është aferë e tmerrshme!

Berisha: Aeroporti i Vlorës falimentoi përpara se të hapet. Kjo është aferë e tmerrshme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot më 22 tetor, në një konferencë për mediat se Aeroporti i Vlorës ka dështuar që pa filluar punën. “Aeroporti i Vlorës falimentoi përpara se të hapet. Kjo është aferë e tmerrshme”, tha Berisha, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim. Ai u shpreh se në vitin 2017 është hapur tenderi për ndërtimin e aeroportit dhe janë paraqitur katër kompani turke. “Dy ministra, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, refuzuan të firmosnin kontratën, sepse kompania kërkonte 120 milionë euro pagesa nga qeveria, edhe sikur asnjë avion të mos fluturonte në këtë aeroport”, theksoi Berisha. Sipas tij, kjo përbën një “çmenduri” dhe një ngarkesë të pajustifikueshme për buxhetin e shtetit. “Ka përballje atje, jo vetëm mes dy aksionerëve, por edhe mes shtetit dhe...