‘Nuk dua një takim të kotë’/ Trump hodhi poshtë ofertën për bisedime me Putin, Rusia sulmon Ukrainën, gjashtë të vdekur

‘Nuk dua një takim të kotë’/ Trump hodhi poshtë ofertën për bisedime me Putin, Rusia sulmon Ukrainën, gjashtë të vdekur

Të paktën gjashtë persona janë vrarë nga sulmet me dronë dhe raketa ruse në disa qytete të Ukrainës. Në mesin e viktimave janë dhe 2 fëmijë, ndërsa janë plagosur 21 persona të tjerë. Më herët Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se planet e tij për një samit të afërt në Budapest me Vladimir Putinin e Rusisë ishin shtyrë pasi nuk donte një “takim të kotë”. Kremlini ka hedhur poshtë thirrjet për armëpushim përgjatë vijave aktuale të frontit, të bëra si nga Trump ashtu edhe nga udhëheqësit evropianë. Ndërkohë, ushtria ukrainase tha se kishte sulmuar një uzinë kimike ruse në rajonin kufitar të Bryansk-ut me raketa Storm Shadoë të furnizuara nga Mbretëria e Bashkuar. Duke e quajtur sulmin “një goditje të suksesshme” që depërtoi në...