Çfarë do të ndodhë me ‘Harkun e Triumfit’? Qeveria spanjolle heq simbolet e Frankos nga hapësirat publike

Çfarë do të ndodhë me ‘Harkun e Triumfit’? Qeveria spanjolle heq simbolet e Frankos nga hapësirat publike

Kryeministri socialist spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot se qeveria e tij do të publikojë në nëntor një listë të simboleve të frankoizmit që do të “hiqen” nga hapësira publike, 50 vjet pas vdekjes së gjeneralit Franco, kreut të diktaturës ushtarake që sundoi vendin nga viti 1939 deri në vitin 1975. “Ju njoftoj se në fund të nëntorit do të publikojmë në Gazetën Qeveritare listën e plotë të elementeve dhe simboleve të frankoizmit me qëllim që t’i heqim ato përgjithmonë nga vendi dhe rrugët tona”, tha Sanchez në një fjalim para ligjvënësve. Vendimi u mor ndërsa 20 nëntori shënon 50-vjetorin e vdekjes së Gjeneralit Francisco Franco, në një vend që mbetet i ndarë për shkak të trashëgimisë së diktaturës së tij. Spanja ende ka mijëra statuja, emblema...