Një skenar si në filma/ Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

Një skenar si në filma/ Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

Sulmi ndaj një autobusi me targa shqiptare natën e së hënës në landin e Bavarisë në Gjermani mbetet misterioz. Pavarësisht jehonës së madhe mediatike dhe thirrjeve të shumta për dëshmitarë, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve Nga Jochen Dannenberg, MITTELBAYERISCHE Policia kriminale po heton me intensitet të lartë, por hetimet janë të vështira. Secili nga pasagjerët e autobusit duhet të merret në pyetje. Për këtë nevojiten përkthyes, pasi pjesa më e madhe e pasagjerëve thuhet se janë shtetas shqiptarë. Ata supozohet se ishin rrugës për t’u kthyer në vendin e tyre. Përkthimi i intervistave kërkon shumë kohë. Por jo vetëm problemet e përkthimit po e vështirësojnë hetimin. Sipas raportimeve, sulmi ndaj autobusit ndodhi të hënën rreth orës 3:30 të natës. Sipas të dhënave aktuale,...