Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare rritet përsëri, arrin në 5.25%

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare rritet përsëri, arrin në 5.25%

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit për të dytin ankand radhazi. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, në ankandin e kësaj jave obligacionet 10-vjeçare u emetuan me një yield uniform dhe kupon prej 5.25%, nga 5.05% që kishte qenë yield-i në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve.Kërkesa në ankand ishte e lartë, me një shumë totale të kërkesave prej 3.25 miliardë lekësh, nga 2.5 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave. Kjo e fundit e rriti shumën e emetimit në maksimumin e lejuar nga rregullorja e ankandit, prej 15%, për një shumë totale prej 2.875 miliardë lekësh.Edhe ky ankand konfirmon tendencën e korrektimit në rritje të yield-eve të obligacioneve, duke pasur parasysh se ato në gjysmën e parë...