Arteta shijon suksesin e thellë të “topçinjve”, Simeone “shigjeton” lojtarët e tij: Nuk ishim të pafat, por bëmë shumë  gabime

Arteta shijon suksesin e thellë të “topçinjve”, Simeone “shigjeton” lojtarët e tij: Nuk ishim të pafat, por bëmë shumë gabime

Arsenal mund thellë Atleticon në Londër, duke konfirmuar veten si një prej skuadrave pretendente këtë sezon në Uefa Champions League. T’i shënosh 4 gola një skuadre që di të mbrohet mjaft mirë siç është Atletico nuk është aspak e thjeshtë, por të besuarit e Mikel Artetës ditën ta interpretonin mjaft mirë sfidën. Pjesa e parë në “Fly Emirates” u mbyll pa gola pavarësisht kontrollit më të madh të lojës nga vendasit. Me nisjen e pjesës së dytë do të ishin të besuarit e Simeones që do të trondisinin portën e vendasve, me traversën e goditur nga ana e Julian Alvarez. Por vetëm kaq, pasi nga ai moment e deri në fund, “topçinjtë” do të dominonin në çdo aspekt. Goli i parë erdhi pas një goditje...