U vranë për një kafe të pashërbyer, publikohen fotot e viktimave të Manzës

U vranë për një kafe të pashërbyer, publikohen fotot e viktimave të Manzës

Dy personat në foto janë viktimat Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Ata mbetën të vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe. Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur...