Lefter Koka drejt lirimit nga burgu?

Lefter Koka drejt lirimit nga burgu?

Ish-ministri i mjedisit Lefer Koka i proceduar dhe akuzuar nga SPAK për dosjet e inceneratorëve mund të lirohet nga qelia. A2 CNN mëson se Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirim të menjëhershëm dhe shuarje mase sigurie duke pretenduar se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit. Për këtë kërkesë të mbrojtësve të Kokës bazuar në nenin 263 pika 6/C e kodit të procedurës penale, GJKKO ka shtyre vendimmarrjen më 24 tetor. Rezulton se ish-ministri në korrik të këtij viti ka fituar të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Në vendimin e gjyqtarit të Durrësit, Xhevdet Lika thuhet se...