Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
45 mijë dollarë për udhëtime drejt “ëndrrës amerikane”, SPAK dërgon në gjyq 5 persona për trafik qytetarësh (EMRAT)
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 5 persona të pandehur, pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të paligjshëm drejt SHBA-së. Luc Melaj, Gëzim Camaj, Emanuel Melaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, akuzohen për veprat penale ndihmë për kalim të paligjshëm, falsifim dokumentesh, grup të strukturuar kriminal, ushtrim ndikimi i paligjshëm, armëmbajtje pa leje dhe shpërdorim detyre. Sipas hetimve, rezulton se Luc Melaj është kreu i grupit kriminal. Hetimet tregojnë se ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete....