Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Itali, babë e bir përleshen me “skifterët” shqiptarë që u hynë në shtëpi për të grabitur
Shkelmat dhe grushtet duket se ndihmuan një baba 61-vjeçar dhe djalin e tij 22-vjeçar që të ndalonin një grup “skifterësh” shqiptarë, që sapo kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tyre. Do të kishte qenë grabitja e dytë e kryer brenda pak orësh, por falë këmbënguljes së babait dhe të birit, të paktën njëri nga dy grabitësit u ndalua dhe do të përballet me drejtësinë. Incidenti ndodhi të shtunën e kaluar, më 18 tetor, në komunën e Arcugnano-s, në provincën e Vicenzës. Një prej të dyshuarve, 36-vjeçar, u ndalua pasi dy familjarëve italianë u erdhi në ndihmë edhe fqinji i tyre 49-vjeçar. Dy hajdutët kishin vizituar tashmë shtëpinë ngjitur, por gjatë vjedhjes së dytë, ata u zbuluan nga pronarët. Pasoi një përleshje e dhunshme, me...