“Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

“Profesori i jep mend Britanisë…”/ Mediat britanike bëjnë për ‘ujë të ftohtë’ Ramën

Edi Rama, me stilin e tij të zakonshëm arrogant, zgjodhi ta kthejë vizitën e tij në Britani në një shfaqje fjalësh thumbuese e vetëlavdërimi. Duke mbajtur tonin e një “profesori” që mban leksione për moral e politikë, ai kritikoi Brexit-in dhe liderët britanikë sikur të ishte një analist ndërkombëtar, jo një kryeministër që udhëheq një vend me probleme të mëdha korrupsioni, emigracioni dhe varfërie. Ndërsa përpiqej të fitonte duartrokitje me batuta për Suella Braverman-in dhe Nigel Farage-in, Rama harroi se janë pikërisht dështimet e qeverisë së tij që kanë shtyrë mijëra shqiptarë të kërkojnë një jetë më të mirë në vendet që ai tani kritikon. Në vend që të shfrytëzojë skenën për të forcuar imazhin e Shqipërisë me dinjitet dhe seriozitet, ai preferoi të luajë...