Dosja e inceneratorit të Fierit, Gjykata e Lartë refuzon kthimin e çështjes në pikën zero, rrëzon vendimin e Apelit…

Dosja e inceneratorit të Fierit, Gjykata e Lartë refuzon kthimin e çështjes në pikën zero, rrëzon vendimin e Apelit…

Gjykata e Lartë ka rrëzuar Gjykatën e Apelit për Inceneratorin e Fierit. Kjo e fundit në dhjetor vendosi të kthejë në Shkallë të Parë për rigjykim çështjen, por Gjykata e Lartë nuk ka pranuar. Në Dhomë Këshillimi ajo ka vendosur që çështja të rigjykohet në Apelin e GJKKO-së, por me një trupë tjetër gjykuese. “Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, informoi Gjykata e Lartë. Më 19 dhjetor Apeli i GJKKO ktheu për rigjykim me tjetër trupë gjykuese dosjen për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pëllumbi, Miliana Muca dhe Dhimitër Lara. Më...