Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime
Familjet shqiptare çojnë mesatarisht 39.5% të buxhetit mujor për blerjen e ushqimeve, por në shumicën e qarqeve të vendit ky tregues është më i lartë.Sipas të dhënave të INSTAT që i takojnë vitit 2023, peshat më të larta të shpenzimeve mujore të familjeve për ushqime janë regjistruar në qarqet Dibër 53,8%, Elbasan 49,5% dhe Shkodër 47,9%.Harta e mëposhtme tregon se shpenzimet për konsum në kategorinë “Ushqime, pije joalkoolike, pije alkoolike dhe duhan” janë më të larta në qarqet e brendshme dhe verilindore të vendit, ndërsa më të ulëta në zonat urbane dhe bregdetare.Qarku i Dibrës dhe ai i Elbasanit renditen ndër më të varfrit në këtë tregues. Kjo do të thotë se gati gjysma e buxhetit të një familjeje mesatare në këto zona përdoret për...